E rëndë/ Aktorja e njohur angleze ndërron jetë pas betejës së fshehtë me kancerin

0
2
Aktorja e njohur britanike Helen Mccrory ka nderruar jete në moshën 52 vjeçare pas një beteje private me kancerin, njoftuan sot të afërmit e saj.

Vdekja e protagonistes së serialit të njohur ‘Peaky Blinders’, u konfirmua nga bashkëshorti i saj i 14 viteve, aktori britanik Damian Lewis, i cili shkruante në një deklaratë:

“Jam i trishtuar të njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur e madhështore Helen Mccrory ka vdekur sot paqësisht në shtëpi, e rrethuar nga dashuria e miqve e familjarëve. Ajo vdiq ashtu siç jetoi, pa pasur frikë. Ne jemi me fat që e kishim në jetën tonë. Fluturo në qiell dhe falemnderit”.

Aktorja ishte një nga yjet më të dashura për publikun britanik me role të shumta në televizion, kinema e teatro. Homazhe të shumta po bëheshin për të në rrjetet sociale.

Helen njihej për rolin e protagonistes Teze Polly në serialin e gangsterëve ‘Peaky Blinders’, si dhe atë të Narcissa Malfoy në serialin Harry Potter.

 

Helen ishte martuar me aktorin Damian Lewis në 2007, dhe kishin dy fëmijë bashkë, bijën Manon Mccrory-Lewis, 14 vjeçe, dhe djalin Gulliver, 13.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here