Databaza e PS-së/ Goci: Skandal Kombëtar, duhej të ishte ndërprerë procesi i zgjedhjeve

0
122

Pedagogu Ervin Goci, ka folur në lidhje me vjedhjen e të dhënave të 910 qytetarëve, teksa u shpreh se pas një skandali të tillë dihet të ishte ndërprerë procesi i zgjedhjeve, duke shtuar më tej se prokuroria dhe institucionet përkatëse duhet të viheshin në veprim.

Ervin Goci: Unë dua të jap nivelin më të arsyetueshëm të dëmit që sjell kjo. Ajo që mua më shqetëson siç ndodhi  në rastin e databazës, është se ti ke një makineri të tërë që i thotë vetes shtet dhe qeveri që është vënë në punë për të kontrolluar për të marrë në dorë jetën e qytetarëve, për t’I shantazhuar. Për mua është një skandal kombëtar.

Nuk e di se si këto institucione nuk reagojnë ndaj kësaj. Nuk ka asnjë element sigurie në këtë vend, dhe pushteti përdoret në mënyrën më agresive të mundshme që si e si të ndërtohen marrëdhënie të pabarabarta dhe të rrezikshme. Këto të dhëna në mënyrën se si janë formatuar janë përkthyer në të dhëna për fushatë. Ka rënë shteti.

Është qartësisht e dukshme se kemi një person që monitoron se çfarë bëjmë ne, ky monitoron se ku i kam unë hallet.  Për mendimin tim këtu duhet të ishte anulluar procesi i zgjedhjeve, duhet të ishin marrë masa direkte, të ishte futur shërbimi sekret, prokuroria deri kur të sqarohej gjithçka, dhe deri kur ka vajt kjo histori. Nëse kjo do të kishte ndodhur diku tjetër do ishin ngritur të gjithë institucionet në këmbë. Kjo qeveri e ka humbur çdo lloj marrëdhënie me qytetarët, kjo qeveri duhet të ik. Për mua qytetarët duhet të hakmerren në kutinë e votimit për skandalin e të dhënave.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here