Basha i kthehet Ramës: Përgjigja është JO, ti nuk bëhesh pjesë e qeverisë së Aleancës për Ndryshim

Kreu i Aleancës për Ndryshim, Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës nga Ndroqi, ku po zhvillon një takim të madh me banorët aty.

Basha është shprehur se Rama nuk mund të bëhet pjesë e qeverisë së Aleancës për Ndryshim.

‘E ke kuptuar se ke humbur, kërkon të bëhesh pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigjja ime është JO! Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Votoni 9! Vendimi është në dorën tuaj!’, u shpreh Basha në Ndroq.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Lulzim Basha iu drejtua socialistëve: Kemi vuajtur të njëjtat probleme. Kemi të njëjtat sfida. Ejani bashkohuni me marshimin tonë drejt ndryshimit! I përgjigjet kërkesës së Ramës: JO! Nuk ka ndryshim me Edi Ramën. Votoni 9 masivisht më 25 prill!

‘Nuk ka ndryshim pa larguar Ramën’, theksoi Basha duke i’u përgjigjur kërkesës së Ramës: JO! Koha jote ka mbaruar! Thirrje socialistëve: Jemi vëllezër dhe motra, bashkohuni me ne! Votoni 9!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko