‘Pallatet e reja, aty ku kanë qenë të vjetrit’/ Basha garanton qytetarët: Procesi i rindërtimit do përshpejtohet

0
79
Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e njësisë nr. 6 në Tiranë.

Teksa vizitoi një familje në njësinë nr.6, Basha ka bërë të qartë se procesi i rindërtimit nuk do të pezullohet me ardhjen e tij në pushtet, por do të vazhdojë me ritme të mëdha.

“Edhe në zonën e ish-Kënetës kishin hapur disa sheshe për pallat. Nga qendra e qytetit, donin t’i çonin aty, Është një shqetësim i madh, pasi e përdorin këtë çështje për të pastruar paratë e krimit, të Ndragehtës. Ua thash dhe banorëve të pallateve pak më tej ku kam qenë para 1 muaj. Procesi i rindërtimit tregoi edhe një herë dështimet e kësaj qeverie, Gënjeshtra më e madhe është që do të ndalim procesin e rindërtimit. Ata kanë pasur si synim vjedhjen e parave. Do të bëhet rivlerësimi i çdo banese sipas kërkesës së qytetarëve. S’do lejojmë as diskriminim, as grabitjen e shtëpive dhe trojeve të qytetareve, për këtë ju garantoj. E treta, kudo ku rindërtimi është nevojë reale, do ë përshpejtohet. Do bëhet disbursimi financiar. Pallatet do të ndërtohen aty ku kanë pasur banorët pronat e tyre. Ata po bëjnë dëm në kurrizin tuaj. Në 25 prill, duke votuar numrin 9, na jepni mundësi që të vazhdojmë procesin e rindërtimit. S’jam inxhinier ndërtimi, s’vij këtu si i tillë, por të kërkoj votën që të drejtoj qeverinë e nesërme. Problemi është i qartë edhe zgjidhja është e qartë. Përgjegjësia është e juaja. Në 25 prill, votoni masivisht numrin 9.”, tha Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here