Lajmi i fundit/ Përplasen makinat në Berat, plagosen rëndë dy drejtuesit e automjeteve

0
158
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Moravë, ku dy  automjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetër dhe si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve.
Ka qenë mjeti tip Benz, me targa AA 594 UD, që duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ka humbur kontrollin dhe i ka shkuar ballë për ballë mjetit tip Volswagen, me targa AA 482 UV, i cili pas përplasjes është rrotulluar në sensin e kundërt të lëvizjes.
Dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia rrugore, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here