Gjinishi: Ambasadorja Kim, shqeto dhe qartë fare: Rilindja është një bandë kriminelësh

0
137

Për kandidatin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Elbasanit, Ermir Gjinishi thekson se mesazhi i ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ishte krejtësisht i qartë.

“Shqeto dhe qartë!

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, u shpreh dje: “Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshimin. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë.”

Shqeto fare! Rilindja është një bandë kriminelësh.

Tashmë që kanë mbetur vetëm 10 ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, sekti i rilindjes me bandat e tij, i është vërsulur popullit me të gjitha mënyrat për ti grabitur votën, me shpresën se do ti poshtërojë akoma edhe 4 vite te tjera.

Në Elbasanan, bandat e regjimit të krimit, nën drejtimin e Taulant Ballës, vijojnë me shantazhe, kërcënime dhe blerje votash.

Qartë fare!

Sekti i Edvin Ramës është një organizatë kriminale që ka instaluar regjimin e terrorit.

Nuk ju ka frikë kush!

Elbasani, si e gjithë Shqipëria, do ti japi  fund epokës 8 vjeçare të krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Elbasani i përket qytetarisë.

#Elbasani shtëpia juaj”, shprehet kandidati i LSI-së për deputet në Elbasan, Ermir Gjinishi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here