Fuga: Një pyetje dashamirëse për zotin Lulzim Basha…

0
205
Nga Artan Fuga
Si qytetar dhe intelektual, si studjues i shoqërisë shqiptare të sotme, jam i interesuar shumë të di për një ndryshim të mundshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë, në politikat që administrojnë vendin dhe jetët tona. Këtë ndryshim nuk e duan vetëm një rreth i ngushtë njerëzish të mbërthyer pas interesave të tyre egoiste, pas mentaliteteve të tyre skllavopronare dhe feudale, ose të zhytur në batakun e korrupsionit. Nuk është as 5 përqind e popullsisë.
Jam i interesuar gjithashtu për mënyrën si e koncepton qeverisjen e vet të mundshme zoti Lulzim Basha nëse kombi do t’ja besojë atë. Për mua kjo gjë ka shumë intetres sepse rrotacioni politik është, jo i vetmi, por shansi më i madh për ndryshim politikash. Jo i sigurt gjithsesi sepse në histori nuk ka gjëra të sigurta veçse në trurin e kapur gabimisht nga narcizmi.
Dëgjova deklaratën e tij se Rama nuk ka vend në qeverinë e tij të ardhshme, nëse fiton votat për ta pasur këtë mundësi për forcën e tij politike dhe për Shqipërinë.
Këtu me shumë dashamirësi vjen pyetja ime, jo si analist, sepse as jam, dhe analistët nuk bëjnë kurrë kështu pyetjesh. Por si qytetar dhe akademik, studjues:
Mirë Ramën nuk do t’a pranojë në qeverinë e tij, sepse ai poqese nuk fiton, as ai nuk do ta pretendonte një vend në qeveri, do të kishte supozoj, plane të tjera, po nëse në këtë rast do të afrohej ta zemë mundësia për ta bërë atëhere:
zoti Erion Velia, këtë do ta pranonte në qeveri?
ose zoti Gramoz Ruçi, do ta pranonte në qeveri?
ose z. Erion Braçe, do ta pranonte në qeveri?
ose me zëvendëskryemistër zotin Taulant Balla do të qeveriste?
ose zonja Elisa Spiropali, do ta pranonte në qeveri, ose zonjën Milva Ikonomi, etj.?
Me një fjalë me një grupim brenda deputetëve socialistë, ose gjithë deputetët socialistë, pa Edi Ramën, do ta kishte menduar një konfigurim të qeverisë së tij?
Pra, me të zgjedhurit dhe të përzgjedhurit në politikë të Edi Ramës, por pa këtë fundit?
Kjo ishte pyetja ime pakëz naive, por shumë e sinqertë dhe patjetër shumë dashamirëse.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here