60-vjeçarja e vetme në banesën e dëmtuar nga tërmeti, pa ndihmë nga shteti…

0
81

Plaga e tërmetit të 2019 që tronditi Shqipërinë, është e thellë. Tërmeti i rënë në qershor të vitit 2019 në qarkun e Korçës, dëmtoi disa banesa kryesisht në zonat rurale të këtij qarku. Teksa po mbushen dy vjet nga ky tërmet, ka ende banesa të dëmtuara që nuk janë riparuar dhe që nuk është dhënë asnjë ndihmë nga ana e autoriteteve lokale.

60-vjeçarja tregon vështirësitë e jetës në këtë banesë, brenda së cilës ajo qëndron me frikën se mund ta zërë brenda nga çasti në çast. Ndërsa autoritetet lokale edhe pse e kanë konstatuar banesën e dëmtuar deri më tani nuk kanë marrë asnjë masë.

Nga Bashkia e Korçës shprehen se janë në pritje të fondit nga Ministria e Financave për të mundësuar riparimin e banesës së 60-vjeçares. Deri sa autoritetet të lëvrojnë fondet, kjo e moshuar duhet të vazhdojë të jetë me frikën për jetën, brenda banesës së saj, ndërsa i apelon institucioneve për ndihmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here