Mbifaturimet në drita, ERE pranon situatën…

0
104

Rënia e prodhimit të energjisë elektrike gjatë vitit 2020 ka detyruar Shqipërinë të shpenzojë më shumë.

Sipas raportit të Entit Rregullator për vitin 2020, numri më i madh i ankesave nga qytetarët kanë të bëjnë me mbifaturimet.

Shqipëria shënoi gjatë vitit 2020 nivelin më të ulët të prodhimit të energjisë sipas raportit të publikuar nga ERE.

Ky institucion evidenton se vendi ynë gjatë vitit të kaluar u detyrua të blejë energji jashtë vendit, duke shënuar nivele të larta të shpenzimeve në këtë drejtim.

Raporti evidenton se numri më i madh i ankesave për furnizimin me energji gjatë vitit 2020 lidhet me mbifaturimet, ndërkohë që ende nuk ka një sistem të saktë informimi për numrin e klientëve që janë ankuar për emërtimin “energji e pamatur”, problem ky që vazhdon që nga vitet 2008-2011.

ERE gjithashtu kërkon vijimimin e punës për krijimin e një tregu elektrik të përbashëkt me Kosovën.

Në raport thuhet se ky lloj tregu do të përmisojë situatën energjike në vend si dhe do të çojë në uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here