Xhamitë e hapura për Ramazan/ Bashkësia Islame: Të respektohen masat

0
74

Thirrjes së ezanit për namaz në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, myslimanët në Kosovë do t’i bashkohen në xhami. Ato do të jenë të hapura ndryshe nga Ramazani i vitit të kaluar, për çka shprehen të lumtur besimtarët. Të njëjtit duhet t’i përmbahen edhe rregullave shëndetësore t’i dezinfektojnë duart para hyrjes në xhami dhe pas, si dhe të mbajnë maskën dhe distancën gjatë faljes së namazit.

“Këtë vit jemi më të lumtur pasi na mundohet që namazet t’i falim në xhami dhe shpresojmë që të vazhdojë kështu. Ne poashtu duam që pandemia sa më shpejtë të marrë fund dhe xhamitë të jenë të hapura si më parë”, thotë një qytetar nga komuniteti turk.

Për të parandaluar rëndimin e situatës epidemiologjike, Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti kërkon përkushtim në respektim të masave brenda xhamive, e të shfrytëzohen më tepër oborret.

Falja e namazit të natës si proces më i gjatë, ai tregon se është kërkuar të bëhet me proces të shpejtuar. Iftaret bamirëse nuk do të organizohen as këtë vit, por në formë të pakove ushqimore do t’i shpërndahen familjeve në nevojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here