Vrau me thikë vjehrrën/ Miranda njoftoi burrin, ai e gjeti të…

0
100

Miranda Markja, 44-vjeçarja e arrestuar si e dyshuar për vrasjen e vjehrrës së saj, pasditen e së shtunës në fshatin Burim të Maqellarës në Dibër, ka refuzuar të flasë në polici.

Ndërsa familjarët e saj, që kanë dëshmuar për grupin hetimor, kanë treguar se ajo vuan nga probleme psikologjike.

Sipas policisë lokale, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së diel, ndërkohë që të afërmit e viktimës kanë deklaruar se 74-vjeçarja është masakruar pasditen e së shtunës dhe se ngjarja është raportuar në polici me shumë orë vonesë.

Po ashtu, mësohet se 44-vjeçarja që shkaktoi tragjedinë kishte probleme psikologjike dhe se në momentin e krimit dy gratë ishin të vetme në shtëpi. Në momentin që Komisariati i Policisë është informuar për krimin brenda familjes, ka dërguar në Maqellarë efektivët, të cilët kanë kryer arrestimin e Miranda Markjas, e akuzuar për “vrasje me dashje”. Po ashtu pranë banesës, efektivët e Rendit gjetën dhe sekuestruan thikën, me të cilën nusja vrau vjehrrën.

Burimet shtojnë se gjashtë orë pas ekzekutimit të vjehrrës nusja i ka telefonuar bashkëshortit, i cili shiste në tregun e qytetit, duke e njoftuar për ngjarjen e ndodhur.

Djali i Nazmie Markjas sapo ka marrë lajmin është kthyer me urgjencë në shtëpi dhe e ka gjetur nënën të pajetës. Ndërkohë, në banesë ka gjetur gruan e tij, e cila as fliste as reagonte pas ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here