Skandali i vjedhjes së të dhënave/ Rama dhe Veliaj japin versione të ndryshme…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas skandalit të publikuar në lapsi.al se PS ka përdorur të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. Nga Cërriku, kreu i qeverisë Edi Rama e pranoi ekistencën e databazës duke shtuar se nuk i përdor numrat për t’u kërkuar votën, por për të zgjidhur problemet që kanë.

“Kam krijuar E-Albanian që njerëzit të kapërcejnë hallkat e burokracisë. Unë dua që e gjitha marrëdhënia e qytetarit me shtetin të futet në xhep. Nuk i përdorim telefonat për t’ju nxirë jetën juve me kë je hajde voto për ne. Por duam që telefon të funksionojë që ne shteti të ju zgjidhim ju problemet. Kemi bërë shumë dhe do bëjmë shumë dhe nuk do lejojmë që asgjë që ato që kemi ngritur të cenohet,” – tha Rama të tjera.

Por ndryshe nga kryeministri, një tjetër version ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj në emisionin “Real Story”, në “News 24”. Velaij mohoi që databaza e publikuar në lapsi.al është e PS-së.

“Të gjitha partitë kanë një databzë, nuk e di nëse ajo është databaza jonë. S’ka asnjë dyshim që paritë serioze marrin listën e krehin dhe kërkojnë të shikojnë elektoratin. Aty shihet një faqe Exel që është e manipulueshme. Si çdo parti serioze në botë kemi një databaze” – tha Veliaj.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko