Rama iu tregon librazhdasve për heroizmat e tij, hoxha i ndërpret vrullin…

0
217

Këtë ditë të nisjes së muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë, Edi Rama, e ka vijuar fushatën në Librazhd ku ka organizuar një tubim me banorët e këtij qyteti.

Pasi ka denigruar e sulmuar opozitën, kryeministri ka nisur që të mbajë një fjalim të gjatë për veten e tij.

Rama ju ka treguar librazhdiotëve, se si shkoi në SHBA dhe pasi ju fut në zyrë shefit të prodhimit të vaksinave të Pfizer, nuk doli fare që andej pa i marrë premtimin për një kontratë.

“Mora udhëtimin në Nju Jork në mes të pandemisë dhe takova shefin e kompanisë Pfizer. Më tha se nuk ka për momentin prodhime të vaksinave dhe se është i pamundur.  Nuk i dola nga zyra deri në momentin kur i mora fjalën se do të kishim një kontratë. Kjo është ajo që më karakterizon”, tregoi Edi Rama për aftësitë e tij të jashtëzakonshme.

Pas kësaj ai ka vazhduar të rrëfejë histori të tjera për veten duke zbuluar një dimension tjetër të “jashtëzakonshëm”. Rama tha se në pamje të parë duket si arrogant, por në fakt kjo vjen pasi ai është shumë këmbëngulës dhe punëtor!

Edhe praninë e tij “non stop” në FB, ai e cilësoi si një shkrirje me popullin.

“Kam edhe një anë tjetër që ma vënë në dukje, arrogant, mbase, por më shumë se arrogant unë do të thosha kokëfortë e këmbëngulës, shumë herë këmbëngulës. Thonë se si mund të flasë kryeministri kështu në Facebook. Por në fakt se jeni mësuar me kryeministra që as në rrugë nuk e kthejnë kokën, e para kamerave ulen këmbë mbi këmbë dhe tregojnë historia të ndryshme. Ndërsa për mua është ndryshe, se unë ndjehem e jam çdo sekondë e minutë njeri që më kanë dhënë nderin kaq të madh të drejtoj vendin. E luftoj deri në fund për bindjet e mia, e deri në fund besoj se nuk ka asgjë të pamundur”, vijoi Rama të tregojë për veten e tij.

Por ndërkohë që po bëhej gati të fliste për cilësi të tjera të jashtëzakonshme të vetvetes, imami i xhamisë së qytetit, nisi thirrjen e ezanit duke e ndërprerë për pak minuta rrëfimin heroik të kryeministrit për Edi Ramën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here