Me shami dhe në xhaminë Al-Aqsa, ja urimi i veçantë i Silva Cakës për Ramazan…

0
129

Ish deputetja dhe kandidatja e LSI në zgjedhjet e 25 Prillit, Silva  Caka, ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ajo është ndër të paktët shqiptarë që kanë patur fatin të vizitojnë xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem, një ndër tre vendet e shenjta për botën islame, raporton Ora News.

“Një nga ndjesitë më të bukura në jetën time, është padyshim vizita në xhaminë e Al-Aqsa.

Nëpërmjet këtij mesazhi, dua t’iu uroj një muaj të mbarë sakrifice gjithë besimtarëve myslimanë!

Qoftë i lehtë muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe sakrifica u pranoftë!”, shkruan Caka në postimin e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here