Vlora është bastioni i përleshjes finale mes LSI dhe RILINDJES së Edi Ramës. Nga Vlora do ta marrë përgjigjen dhe fundin politik kryeministri Rama.
Vlora ka një femër me emrin Grisejda Myslimi në numrin dy të listës së LSI. Pedagoge e financës në UET në Tiranë. Kurajoze dhe e vendosur, Grisejda, do jetë deputete në Parlament më 25 prill. Ajo synon që tre deputetë nga LSI të jenë të sigurtë, por edhe Saranda të ketë deputetin e saj.
Ajo nuk ka shumë përvojë politike, por ka shpirtin rinor vlonjat që ndez shpirtrat dhe zemrat e Vlorës për të larguar këtë kryeministër të krimit dhe oligarkëve. Grisejda do të jetë zëri vlonjat dhe do përfaqësojë Vlorën me qëndrimet e saj.
E pyetur për sfidën e 25 Prillit, ajo shprehet e sigurt për fitoren e tre mandateve. Besoj te patriotizmi i vlonjatëve dhe dinjiteti i tyre. Unë nuk i trembem sfidave thotë Grejsi, siç e thërrasin shkurt, se jam vlonjate dhe kam gjak kampioni dhe rekordmeni në Parlament. Ajo është vajza e ish-kampionit dhe rekordmenit të peshëngritjes Myslym Myslymi.
Besoj shumë te padurimi i rinisë vlonjate për ndryshim dhe jemi një ekip të rinjsh vlonjatë që kandidojmë, bashkë me Dikens Bushin dhe Anxhela Shenajn.
Sazan Noti