Çfarë na tregoi skandali i përdorimit të të dhënave personale nga qeveria…

0
131

Nga Anduena QEFALIA

Skandali i përdorimit të të dhënave personale të votuesve shqiptarë na tregoi se çfarë krimesh është në gjendje të kryejë kjo qeveri që të mbajë pushtetin.

Në çdo vend normal kjo do të kishte sjellë një furtunë dorëheqjesh dhe shkarkimesh. Do të ishin hetuar dhe dënuar përgjegjësit me shpejtësi. Sepse për çdo vend normal, prioriteti numër 1 do të kish qenë besueshmëria dhe integriteti i zgjedhjeve.

Këtu kjo s’po ndodh sepse ata që i vodhën dhe abuzuan me të dhënat tona personale kanë kontroll edhe mbi institucionet që duhet të bënin drejtësi në këtë rast.

Megjithatë, vjedhja dhe abuzimi me të dhënat tona personale nuk do ta ndalë dot vendimin që kanë marrë shumica dërrmuese e qytetarëve për ta ndryshuar qeverinë.

Nëse ndonjë vjedhje apo abuzim do ta kishte ndihmuar këtë pushtet, do ta kishte ndihmuar vjedhja e abuzimi i familjeve tona me taksa të larta dhe 6.2 miliard euro korrupsion në 8 vite.

Më 25 prill, ne shqiptarët do të bëhemi bashkë për të ndëshkuar këtë qeveri për të gjitha vjedhjet në 8 vite. Me votë masive për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, ne do të sjellim ndryshim dhe do të kthejmë shpresën në Shqipëri.

Bashkë për ndryshim!

#ShqipëriaFITON

#PD9

#AnduenaQefalia29

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here