Veliaj u bllokoi rrugën/ Qytetarët protestë në Tiranë: Sonte heqim me forcë blloqet e betonit

0
114

Banorë të Laprakës kanë zhvilluar këtë pasdite një protestë, pasi bashkia u ka bllokuar rrugën në të cilën zhvillonin aktivitetin e tyre normal të biznesit, apo për të shkuar në shkollë e spital.

Shkak për këtë protestë është bërë vendosja e disa blloqeve në hyrje të rrugës që pengon kalimin, ndërkohë që sipas punimet janë më shumë se 1 km larg.

Një qytetar ka paralajmëruar se ditën e sotme do të heqin blloqet e betonit me mbishkrimin ”Rama ik”. Sipas tyre kjo situatë vijon prej 2 javësh dhe qytetarëve u duhet rruga e hapur.

QYTETARI 100, 200, 300 % e lëvizjes, si për të sëmurë, të vdekur, të gjallë. 1000% lëvizjet. Dy javë. Punimet janë 1 kilometër larg, shih rreth e përqark, këtu është e bllokuar.

QYTETARI 2: Rruga është bllokuar padrejtësisht. Na kanë bllokuar bizneset, gjithçka. Fare nuk na kanë paralajmëruar, duhet tabelë që të tregojë se ka punime. Bizneset tona nuk punojnë fare.

QYTETARI 3: Rruga nga këtu Laprakë, i bie 3 kilometër merr. Kurse nga këtu 500-600 metra. Asnjë s’vjen këtu. Nuk ka lidhje fare.

Ç’lidhje ka Policia. Unë dola rastësisht këtu, shoh të tjerët do dal dhe unë.

QYTETARI 4: 500 metra mbrapa nesh ndodhet ish-sheshi Shqiponja. Krenaria e kësaj qeveria dhe kanceri. Nuk na lënë të shkojmë as në spital, as në shkollë. Ka dy javë e bllokuar. S’ka tabelë, pse është bllokuar rruga. S’dihet çdo bëhet me gjithë lagjen. Kanë bllokuar rrugën. Kemi dy javë që presim. Në 2 javë kanë patur mundësinë. Në mënyrë shoqërore me miq që punojnë në institucione, nuk duan t’ia dinë fare. Do zhvendosim betonat, zoti na ruajt nga policët. Kam dy fëmijë në shtëpi, më duhen 40 minuta në mëngjes. Bashkë me atë zotërinë që është në zyrë atje.

QYTETARI 5: Jam një qytetar nga Kamza, jam punonjës këtu, në këtë pozicionin. Qeveria mos tallet me këtë popull të ndershëm e fukara. Po vuan sa s’ka më. Ç’lidhje ka të bllokohet kjo rrugë. Projekti është afatgjatë, pra duhet të marrësh masat. Se ky shtet e bën këtë projekt. Jam qytetar që dua të jetë e hapur. PS mund të jetë shumë e mirë, po me atë që ka në krye ja dëgjofsha haberin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here