Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër.
Mësohet se është plagosur me thikë nje person.
Ngjarja ka ndodhur në Pazar.
Ndërkohë që i plagosuri u transportua në spital.
Gjirokastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, të cilin po e shoqërojnë për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.