Dokumenti/ Ish-ministrat e Brendshëm të Rilindjes Tahiri, Xhafaj dhe Lleshi nuk do të votojnë PS-në në zgjedhjet e 25 prillit

0
1

Publikimi i të dhënave personale të mbi 910 mijë qytetarëve të Tiranës, të cilët janë të skeduar për bindjet e tyre, përfshirë edhe të dhënat private ka shkaktuar një skandal në Shqipëri. Prokuroria nisi sot një hetim të vakët, ndërsa ende nuk ka të dhëna se kush do të jenë zyrtarët e Partisë Socialiste që do të merren në pyetje apo që do të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e informacionit për 910 mijë qytetarë.

Ndërkohë që skandali thellohet, qartësohet edhe shpjegimi pse Edi Ramës dhe PS-së iu duhen të tillë regjistra. Arsyeja është e thjeshtë; frika. Nga vëzhgimi që dosja.al i bëri listës rezulton se për Partinë Socialiste nuk është më e sigurtë se do të votojnë as bashkëpunëtorët më të afërt të Edi Ramës.

Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj dhe Sandër Lleshaj, të tri ish-ministra të Edi Ramës, nuk ka informacion të sigurtë se do të votojnë për Partinë Socialiste. Edhe pse Tahiri ishte ministri “yll” i Edi Ramës, endja nëpër gjykata duket se e ka larguar edhe ideologjikisht nga partia.

Në regjistrat e PS, ai rezulton pa informacion, ndërsa njësoj është edhe Fatmir Xhafaj. Por nëse për këta të dy, PS nuk ka informacion, për Sandër Lleshajn, dihet me siguri se nuk është votues i sigurtë.

Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar ditën e djeshme nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh. /Lapsi.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here