Basha mesazh për besimtarët islam për nisjen e muajit të Shenjtë të Ramazanit

0
1

Kryetari i opozitës Lulzim Basha para pak minutash me anë te një statusi ne rrjetin social Facebook iu ka uruar besimtarëve myslimanë agjërim te lehtë dhe të pranuar.

Mesazhi i kryetarit Basha për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit:

Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e lutjeve tona drejtuar Zotit, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzim për çdo familje shqiptare.

Agjërim të lehtë e të pranuar, dritë, shpresë dhe begati sjelltë ky muaj për ju, familjet tuaja dhe gjithë shqiptarët kudo që janë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here