Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Tiranës, Petrit Vasili, vlerëson takimin e sotëm elektoral që kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi në Kombinat.
Teksa publikon dhe pamje nga ky takim, nënkryetari i LSI-së shprehet se qytetarët presin me padurim 25 prillin për të Votuar LSI-së.
Po ashtu, Vasili thekson se rezultati do të jetë i jashtëzakonshëm për të shporrur tradhtarin dhe gënjeshtarin Edi Rama!
“Takim madhështor në Njësinë. 6 (Kombinat). Tiranë.
Qytetarët presin me padurim 25 prillin për të Votuar LSI.
Rezultati do të jetë i jashtëzakonshëm për të shporrur tradhtarin dhe gënjeshtarin Edi Rama!”, deklaron nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.