Thursday, March 28, 2024
Home Aktualitet Lajmi i fundit/ Shkrumbohet një makinë në autostradën Tiranë-Elbasan, shpëton mrekullisht shoferi...

Lajmi i fundit/ Shkrumbohet një makinë në autostradën Tiranë-Elbasan, shpëton mrekullisht shoferi (Video)

0
81

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një automjet është shkrumbuar plotësisht pasi ka marrë flakë në ecje.

Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” shihet ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin që ka përfshirë totalisht mjetin.

Sipas policisë, në Kodër Ibë, si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje një mjet “Renault”. Fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë dhe ka vetëm dëme materiale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here