Denoncimi i aktivistëve: Punonjës të bashkisë na kanë kërcënuar me jetë

0
3

Aktivistët e mbrojtjes së kafshëve të ftuar në studion e “Why Not” janë shprehur se janë kërcënuar me jetë nga punonjës të bashkisë.

Ata thonë se njerëzit në mbrojtje të kafshëve kanë marrë kërcënime me jetë nëse bëjnë publike fotot dhe provat e keqtrajtimit të kafshëve.

Aktivisti: “Unë jam dëshmitar i shumë sjelljeve agresive të punonjësve të bashkisë. Policia bashkiake është ajo që kohët e fundit ka filluar ta shoqërojë makinën dhe të fotografojë qentë që kalojnë.

Më parë ishte një sjellje shtazarake e dy punëtorëve që kapin qentë dhe mënyra se si e kapin qenin. Ekziston dhe një mënyrë agresive ndaj njerëzve që e mbrojnë, lagjes, komunitetit që është atje. Kemi marrë kërcënime me jetë nga ata, imagjino nga ata kërcënohemi me jetë. Jemi dëshmitarë të thyerjes së telefonave të vullnetarëve, jemi dëshmitarë që ata njerëz kanë kafshuar parakrahun e një vullnetareje dhe kjo është një sjellje shtazarake.”

Aktivistja: “Ne të tjerëve që kemi shkruar, kemi bërë  foto na kanë kërcënuar me jetë duke na thënë që nëse i bëni publike fotot do merremi personalisht me ju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here