Dalin pamjet e vrasësve të gazetarit grek….

0
91

Mediat greke kanë publikuar foto dhe videon që tregon autorët e vrasjes së gazetarit George Karaivaz ditën e premte.

Kamerat e sigurisë pranë shtëpisë së gazetarit kanë kapur momentin kur autorët me motor dhe të maskuar largohen me shpejtësi pas vrasjes.

Një dëshmitar që rastisi që të ishte përballë vrasësve të gazetarit i tha policisë se i pa autorët në momentin që ekzekutuan George Karaivaz.

“Unë isha para dhe pashë vrasësin që qëlloi në drejtim të George. Unë isha vetëm 5 metra larg” tha dëshmitari okular.

Ai ka përshkruar edhe ekzekutorin, ç’ka mund të ndihmojë autoritetet për të shkuar në gjurmët e tij.

“Ishte i gjatë, rreth 1.80 me kapelë dhe syze dielli, kishte veshur një xhaketë të gjelbër. Unë dhe fëmijët njoftuam policinë” tha ai.

Një hetues u shpreh për mediat greke se ekzekutorët me pagesë mund të mos kenë ditur as kush ishte njeriu që ata vranë.

Me fjalë të tjera, konsiderohet e mundshme pista që ata morën paratë, erdhën në Greqi, vranë gazetarin dhe u larguan nga vendi të njëjtën ditë.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa George Karaivaz sot do të përcillet në banesën e fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here