‘Braktisen fshatrat, mbyllen shkollat’, Mziu në Dibër: Rilindja shkatërroi arsimin

0
165
Drejtuesi politik i Qarkut Dibër per PD, Xhelal Mziu, ka vijuar takimet në çdo fshat të Dibrës.
Në takimet me qytetarët në çdo fshat ankesat dhe shqetësimet që ato kanë, janë po thuajse të njëjta. Ndër shqetësimet më kryesore, është arsimi i cili në këto 8 vjet ka bërë hapa prapa.
Fshatrat e Dibrës janë braktisur si pasojë e varfërisë, mungesës së punës dhe investimeve në infrastrukturë. Për pasojë janë mbyllur shkollat duke rritur në maksimum paditurinë dhe injorancën. Janë me dhjetëra shkolla që janë mbyllur në fshatrat e Dibrës, dhe ato ku nuk janë mbyllur dhe janë grupuar nuk kanë kushtet më minimale.

 

“Shkolla pa ngrohje, pa energji elektrike, pa ujë, pa tualete, madje edhe pa mësues, apo mësues militantë pa diploma përkatëse. Ky standart i krijuar në këto vite të Rilindjes ku hiqen mësuesit pse shkruajnë një status në facebook dhe “sekretarët” e partisë si në monizëm, ndjekin nenin 55 të diktaturës “Agjitacion e propagandë” , duke larguar mësuesit profesionistë dhe duke mbushur shkollat me mësues militantë, po shkatërron arsimin, po e kthen Dibrën në ditët më të zeza, ku rriten injorantë, u shpreh Mziu në takimin me banorët e Dohoshishtit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here