Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës sot, ku një çift ka humbur jetën në rrethana të tmerrshme.
Bilbil Shirja, 48 vjeç është gjetur i varur në një pemë pranë shtëpisë, ndërsa disa metra më tutje është gjetur e djegur brenda një makine, bashkëshortja e tij Fëllënxa Shirja, 45 vjeçe.
Nuk dihen arsyet pse kanë humbur jetën bashkëshortët, por Policia ka dyshime se bashkëshorti ka vrarë së pari duke e djegur në makinë gruan e tij Fëllënxën dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Megjithatë nuk përjashtohen edhe pista të tjera të vrasjes ë çiftit dhe hetuesit janë duke marrë në pyetje të afërmit dhe mbledhur provat.