Dritan Dajti te “Trauma”, blindohet spitali…

0
447

Spitali i Traumës është blinduar prej disa orësh nga Policia, për shkak të një personazhi aspak të zakonshëm që ka mbërritur aty, Dritan Dajti. Raportohet se Dajti është shtruar me urgjencë pasi ka shfaqur problemeve shëndetësore.

Dajti u shtrua te QSUT edhe disa javë më parë pas infektimit me Covid.

Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve. Dritan Dajti u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj.

Këto akuza ai i mohoi duke deklaruar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë. Në atë ngjarje u vra edhe shoku i Dajtit, Ledion Mara si dhe u plagos një person tjetër.

Në asnjë seancë gjyqësore Dritan Dajti nuk ka pranuar që t’i ketë vrarë katër punonjësit e policisë me një qëllim, por ai ka theksuar se në përleshjen e asaj dite është vetëmbrojtur për shkak se i ishte hapur një luftë dhe qëllonin në drejtim të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here