Dogji gruan dhe vari veten. Çifti ishin në proces divorci, lanë pas dy fëmijë…

0
196

Një krim pasioni dyshohet të jetë vrasja e 45-vjeçares Fëllënxa Shirja që ka tronditur opinionin publik këtë të shtunë.
Bilbil Shirja 48-vjeç është bashkëshorti i të ndjerës, i cili gjithashtu u gjet i pajetë pak metra pak saj.

Dyshimet e para janë që 48-vjeçari, pas një zënke me bashkëshorten, e ka futur në makinë dhe i ka vënë flakën, duke e djegur të gjallë, e më pas, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë aty pranë.

Panorama mëson se çifti ishin në proces divorci dhe herë pas here, ata kishin konflikte mes njëri-tjetrit për motive xhelozie.

Këto kanë bërë që gruaja të ikë nga shtëpia dhe kohët e fundit jetonte me prindërit e saj në Shkallnur të Durrësit.

Viktimat ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze e cila ishte e martuar dhe e një djali, adoleshent.

Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje të afërm dhe familjarë të çiftit për të mësuar më tepër rreth shkaqeve të krimit të rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here