Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 persona një tjetër shpallet në kërkim

0
96

2 persona janë arrestuar ditën e sotme dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vepra të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit E. K., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në datën 03.04.2021, ka vjedhur në një dyqan në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin V. S., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here