Shpërthen Sandër Lleshaj: Nuk e shoh veten si punëtor partie, s’mund të shkoj derë më derë për vota

0
3

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk ka qenë shumë aktiv në politikë pasi dha dorëheqjen nga posti që mbante, ndërkohë që nuk u përfshi as në listat e PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Mbrëmjen e sotme Lleshaj foli në emisionin “Java” për angazhimin në politikë, ku u shpreh se nuk i pëlqen të jetë punëtor partie për të siguruar vota.

Ai u shpreh se politika në Shqipëri ndryshon nga vendet e tjera, ku sipas tij këtu kandidatët duhet të shkojnë derë më derë kur bëhet fjalë për votën, ndërsa në perëndim nuk funksion kështu.

“Për fat të keq në vendin tonë deri në Kushtetutë fliten për shtetas. Në vendet e qytetëruara flitet për qytetar. Unë nuk jam shtetas, shtetasit janë njerëz të rreshtuar. Pas një përvoje të gjatë në pozicione politike jam futur në një rrugë pa kthim në politikë. Aktualisht, kam vetëm fjalën, pasi nuk jam në aksione politike. Politika bëhet në mënyra të ndryshme.

Unë nënkuptoj me angazhim politik vetëm me angazhimin partiak. Politika është shumë më e gjerë. Unë nuk nënkuptoj angazhimin politik me aktivitetin partiak. Politika është shumë e madhe. Ka politikë shtetërore, ka politikë partiake. Unë jam futur në atë politikën e lartë, atë shtetërore. Të qenit këshilltar i sigurisë kombëtare është një funksion i lartë. Nuk e shoh veten si punëtor partiak. Ndërkohë, në fushatat elektorale partitë rreshtojnë punëtorë partie.

Unë nuk mund të shkoj derë më derë. Jo se jam kundra saj. Problemi është se angazhimi politik përkthehet angazhim partiak. Në Shqipëri për të marrë vota duhet të trokasësh në dyert e qytetarëve. Në botën perëndimore nuk shkohet kështu. E konsideroj veten pak vonë për t’u futur si rreshtar në skalionet e para partiake. Nuk jam i përfshirë në listë. Jam mirëkuptues për këtë fakt”, u shpreh Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here