Papunësia e lartë tek të rinjtë/ Meta: Për këtë arsye 25 prilli është referendum kombëtar…

0
107

Presidenti i Republikës, Ilir Meta sërish ka ngritur shqetësimin e shpopullimit të vendit nga të rinjtë.

Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se “mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë”.

Teksa i referohet të dhënave të INSTAT, Meta shprehet se më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë.

“Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë. Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon. Sipas INSTAT më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë. Një dramë e vërtetë për familjet shqiptare, . ndërkohë që në Europë dhe përafërsisht edhe në rajon vetëm 1 në 10 veta të kësaj grupmoshe nuk i përkasin kësaj kategorie. Për këtë arsye 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendit”, shkruan Presidenti Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here