Nepotizmi me punësimet në Albcontrol, Koka: Ku ka luks të shfrenuar dhe rroga të larta gjen fëmijë dhe të afërm politikanësh

0
149

Kriza në aeroportin e Rinasit për shkak të pezullimit të punës nga kontrollorët nxori në pah edhe nepotizimin me emërimet në Albcontrol.

Gazetari, Bledian Koka, thotë se në të gjitha bordet dhe institucionet ku ka luks të shfrenuar dhe paga të larta gjen fëmijë politikanësh apo njerëz të lidhur ngushtë me pushtetin.

Koka: I bie ta ketë bërë çuni i Gramoz Ruçit, vëllai i Enëgjëll Agaçit, vëllai i Fatmir Xhafajt, kishte dhe të djathtë aty, askush nuk është i përjashtuar. E vërteta e trishtë është se në të gjitha bordet drejtuese të asgjëbërjes por të marrjes së shumë lekëve janë të gjitha të shpërndara vetëm për fëmijët e politikanëve apo njerëzve të lidhur ngushtë me pushtetin. Kështu ka ndodhur me Bankën e Shqipërisë dhe ndodh sot e gjithë ditën, të majtë dhe të djathtë i kanë fëmijët aty dhe nuk shkojnë fare as të bëjnë punën nga informacionet që kam. Kështu ndodh dhe në të gjitha bordet dhe institucionet ku luksi është i shfrenuar, rrogat janë të larta dhe punë për të bërë nuk ka.

Ky është standardi i mënyrës sesi qeveriset Shqipëria, Albcontrol ishte vetëm ndalesa e radhës. E kemi parë dhe te Ujësjellësi, RTSH.Kemi nënkryetarin e Bashkisë Arbjan Mazniku, është anëtar i tetë bordeve ky gjeniu i madh i letrave shqipe, vetëm me rrogat që merr nga Bordet në një ditë duhet të jetë në 8 vende njëherësh për të justifikuar pagën.

A ndodh kjo? Sigurisht që nuk ndodh. Këto janë thjesht pozicione fiktive të cilat njerëzit e pushtetit i përdorin minimalisht për të justifikuar paratë që vjedhin duke bërë pushtetin dhe maksimalisht për të mbajtur statusquonë e tyre dhe vendimmarrjen e institucionit.

I ftuar në Rtv Ora, Koka tha se alibia e Ramës se Berisha dhe Meta tentuan të bëjnë “grusht shteti” me Rinasin është jnjë retorikë bajate që nuk ka lidhje fare me të vërtetën.

Koka: Është kaq bajate retorika e zotit Rama saqë ka kaluar në fëminore. Ai që ka premtuar të bëjë Shqipërinë lule por e ka bërë varrezë, fajëson qiell dhe tokë dhe nuk mban kurrë përgjegjësi. Tani fajëson Ilir Metën dhe Sali Berishën. Sot kanë dalë përgjimet, ata njerëz vërtet kanë qenë të shqetësuar dhe kanë bërë një lloj organizimi por këtu nuk i del as Ilir Meta dhe aq më pak Sali Berisha. Ky është njeri që i trajton shqiptarët si budallenj, është në grahmat e fundit dhe kërkon të mbytë me veten të gjithë shqiptarët.

E ndërsa ka zëra se paratë e destinuara për Albcontrol nga Eurocontrol po përdoren për aeroportin e Kukësit, Koka ka këtë koment.

Koka: Nëse paratë e dhëna nga Eurocontrol për funksionimin e Albcontrol janë të dedikuara vetëm për aeroportin e Rinasit dhe deri në momentin që aeroporti i Kukësit dhe Vlorës të mos jenë njohur nga autoritetet, paratë duhet të qëndrojnë aty ku janë.

Ndërtimi i aeroporteve është klemencë e qeverisë dhe nuk ka për detyrë Eurocontrol të japë fonde për ndërtimin e aeroporteve në Shqipëri. Në momentin që këto aeroporte do të certifikohen dhe hapen në Shqipëri paratë shkojnë vetëm për punonjësit e kullave të kontrollit dhe për asgjë tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here