Qirko: LSI është një forcë politike e cila ka në fokus kryesor fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe shoqëri

0
4

>Drejtuesja politike e LSI, Esmeralda Qirko, ka reaguar nëpërmjet nhë postimi në Facebook, ku shprehet se <span;>LSI është një forcë politike e cila ka në fokus kryesor fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe shoqëri si dhe mbështetjen ndaj familjeve shqiptare.

<span;>Postimi i plote

<span;>“Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato vetë dëshirojnë e ëndërrojnë. Çdo gjë është e mundur dhe çdo ëndërr e juaja mund të bëhet realitet nëse ju luftoni për të”- Vjosa Osmani.

<span;>Fjalimi i Presidentes shumë të dashur dhe të sapozgjedhur të Kosovës më erdhi ndër mend teksa pata një takim të shkëlqyer dhe inkurajues me gratë dhe vajzat e mrekullueshme të lagjes “30 vjetor” të qytetit të Beratit.

<span;>Është mahnitëse dëshira e jashtëzakonshme e tyre për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë, për një shoqëri më të shëndoshë, për një ekonomi më të qëndrueshme.

<span;>LSI është një forcë politike e cila ka në fokus kryesor fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe shoqëri si dhe mbështetjen ndaj familjeve shqiptare.

<span;>Arsimimi i vajzave, punësimi i grave, fuqizimi i rolit të tyre në politikë dhe shoqëri janë pjesa kryesore e programit qeverisës së LSI, prandaj dhe gratë dhe vajzat e Beratit dhe gjithë Shqipërisë i janë bashkuar fuqishëm forcës sonë politike.

<span;>Më 25 Prill ndryshimi i madh do të vijë pikērisht nga mbështeja dhe vota masive e grave dhe vajzave shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here