“Kontrata marramendëse”, Gazetari: Po firmosen tendera pa garë për disa rrugë të vendit

0
1

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Tomorri tregoi se ditët e fundit kompanisë Salillari i është dhanë 360 milionë lekë shtesë për Lotin 2 të Unazës së Re.

Ai po ashtu denoncoi se tendera të tillë po firmosen në të gjithë vendin, ndërkohë bëri thirrje që tenderat me negocim të drejtpërdrejtë të ndalohen me ligj para fushatave elektorale pasi sipas tij janë të dyshimta.

“Ajo që po ndodh është një masakër e vërtetë, veçanërisht javët e fundit që po prokurohen kontrata marramendëse me disa milionë euro me negocime të drejtpërdrejta. Në këtë pikë do të ishte normale që qeveria të pezullonte çdo kontratë apo tender të këtyre përmasave veçanërisht të tenderave me negocim të drejtpërdrejtë.

Tenderat me negocim të drejtpërdrejtë duhen ndaluar me ligj para fushatave elektorale. Por besoj edhe kontratat e tjera të mëdha duhet të ndalohen deri në datën e zgjedhjeve për të parë pastaj se si do të shkojë rezultati i zgjedhjeve, në këtë mënyrë edhe qeveria do të ketë më shumë moral për të negociuar dhe prokuruar tendera të reja.

Vetëm në 3-4 javët e fundit ARRSH ka prokuruar dhe ka në plan të prokurojë mbi 13 milionë euro tendera me negocim të drejtpërdrejtë, pa garë, në formën e shtesave të kontratës. Janë kontrata marramendëse. Pak ditë më parë u nënshkrua kontrata për Lotin 2 të Unazës së Re ku Salillarit ju dhanë edhe 360 milionë lekë shtesë.

E njëjta gjë po ndodh edhe në rrugë të tjera të vendit, kjo duhet të ndalojë. Këto ngjarje në prag të zgjedhjeve i bën këto kontrata totalisht të dyshimta”, tha Tomorri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here