“Zjarri” që është ndezur në Berat do djegë Rilindjen më 25 Prill!

0
108

Kandidati i LSI, në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, deklaron se zjarri që është ndezur në Berat do djegë sektin e “Rilindjes” që udhëhiqet nga Edi Rama më 25 Prill.

Në një reagim ne Facebook, duke marrë shkas dhe nga ngjarjet në aeroportin e Rinasit, Maliqi shprehet se më 25 Prill, shkarkohen kontrollorët e Rilindjes dhe shqiptarët bëhen kontrollorët e vetëm të qiellit dhe tokës së Shqipërisë.

“Zjarri që është ndezur në Berat do djegë Rilindjen më 25 Prill! Jemi të gjithë bashkë, të bindur për votën që do të hedhim, dhe te sigurtë për fitoren që do të korrim.

Më 25 Prill, shkarkohen kontrollorët e Rilindjes dhe shqiptarët bëhen kontrollorët e vetëm të qiellit dhe tokës së Shqipërisë.

3 mandate të sigurta për LSI-në, fitore spektakolare për Opozitën e Bashkuar”, shprehet kandidati i LSI-së për deputet në Berat, Lefter Maliqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here