Shqiptari prangoset me 30 kg kokainë e 300 mijë euro, shokët i fshijnë nga larg…

0
139

Kur bashkëpunëtorët e tij kuptuan që njeriu i tyre, personi që duhej t’u dorëzonte një sasi të madhe parash pasi kishte shitur sasi të mëdha kokaine, ishte zhdukur, iu iku mendja.

Nga kompjuteri fshinë përmbajtjen e celularit të D. Faslliajt, shqiptar,  26 vjeç, i cili në atë kohë ishte ndaluar nga policia. Që nga ai çast, iPhone i Fassliajt nuk punon më. Një nga treguesit e shumtë që banda e trafikantëve nën hetim, anëtar i së cilës është shqiptari, përbëhet nga kriminelë me një farë niveli, të përgatitur për të dalë nga çdo vështirësi pa lënë gjurmë.

Ata e llogarisin që dikush prej tyre mund të bjerë në duart e policisë dhe kjo është arsyeja pse iPhone i Faslliajt është fikur një herë e mirë, ndonëse vetë i riu shqiptar nuk mundi t’i njoftonte bashkëpunëtorët që po arrestohej.

Ata e kuptuan vetë që ai, duke mos arritur të paraqitej në takim, mund të vinte në rrezik gjithë organizatën.

Ishte një sekuestrim rekord ai i agjentëve të policisë së Barriera di Milano, të cilët më 6 prill, rreth orës 4 pasdite, arrestuan 26-vjeçarin në rrugën Bra, ndërkohë që kishte me vete 19 mijë euro. Në një strehim në anën tjetër të qytetit, në rrugën Sagra di San Michele, ishin 28 kile e 200 gramë kokainë dhe 300 mijë euro, dy peshore precizioni, një presë hidraulike dhe përzierës.

Me urdhër të prokurorit të çështjes u sekuestrua celulari që tashmë nuk bën më dhe katër celularë të tjerë të gjetur në shtëpi. Që bëhet fjalë për trafik të madh droge vërtetohet edhe nga fakti që kokaina ishte ndarë në 69 pako të gatshme për dorëzim në shitësit e rrugës.

Arrestimi i Faslliajt u krye rreth orës 4 pasdite më 6 prill, pasi me shumë gjasa i kishte dorëzuar drogën dikujt dhe duhej t’i dorëzonte paratë dikujt tjetër. Ai po bëhej gati të hynte në makinë kur në rrugë kaloi një patrullë dhe ai shfaqi nervozizëm. Agjentët e kuptuan që duhej të vepronin dhe e ndaluan për kontroll.

Në një çantë i gjetën 17,600 euro. Në portofol, 1,630 euro të tjera. Ai nuk flet, gjen një justifikim, pastaj hesht, nuk zhbllokon telefonin. Nga celulari, agjentët arrijnë të gjurmojnë numrin e një italiani, pronar i një shtëpie në rrugën Sagra di San Michele.

Aty gjendet sasia e drogës, në dollapin e kuzhinës, poshtë krevatit dhe në një komo në dhomën e ndenjjes. 300 mijë eurot janë të ndara në kartëmonedha me prerje të ndryshme, më e madhja 50 euro. Gjithçka e vendosu me rregull, ashtu si dhe lista e emrave dhe shifrat e shënuar në një bllok shënimesh, me emrat e klientëve, shitjet, borxhet dhe kreditet.

Material i çmuar për prokurorinë për gjurmimin e të tjerëve.

Faslliaj nuk ka pranuar të bashkëpunojë dhe tani gjendet në qeli, ku me shumë mundësi do të qëndroja gjatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here