Meta mesazh të fortë qytetarëve: Nëse shet votën, nesër do jesh skllav i pushtetit…

0
117

Presidenti Ilir Meta u drejtohet shqiptarëve me një mesazh ku thekson se fuqia e tyre për të ndryshuar gjërat në demokraci është vetëm përmes votës.
Nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit. Por shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë”, thekson kreu i shtetit teksa ka publikuar një analizë të publicistit Ndriçim Kulla.

“Një analizë brilante e publicistit të shquar, Ndriçim Kulla, që e fton të gjithë shoqërinë për një reflektim të thellë, për të kuptuar njëherë e përgjithmonë se:

Fuqia e çdo qytetari në demokraci është vetëm vota e tij. Përndryshe, nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit.

Por shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë??”, shkruan Presidenti Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here