Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Elbasanit, Ermir Gjinishi shprehet se “Uragani i sovranit nuk ndalet” duke shtuar se më 25 Prill Përrenjasi, ashtu si e gjithë Shqipëria, do t’i japi përgjigjen e merituar sekto-qeverisë së oligarkëve që i vjedh dhe i dëbon nga atdheu i tyre.
“Me ekipin e fitores në Prrenjas! Entuziazëm dhe mbështetje për ndryshimin e madh të 25 Prillit. Regjimit të terrorit dhe varfërisë i ka mbetur vetëm 17 ditë.
Me 25 Prill Prrenjasi, ashtu si e gjithë Shqipëria, do t’i japi përgjigjen e merituar sekto-qeverisë së oligarkëve që i vjedh dhe i dëbon nga atdheu i tyre. Uragani i sovranit nuk ndalet! LSI forca e ndryshimit!
Me forcën e votës së lirë, së bashku, për Prrenjasin, për Shqipërinë tonë, për të ardhmen! #Shqipëria shtëpia juaj!”, shprehet në mesazhin e tij të përcjellë përmes rrjeteve sociale, kandidati i LSI-së në Qarkun e Elbasanit, Ermir Gjinishi.