Ekonomisti: Rama i ka lënë shëndetësinë, kufirin, arsimin, kontrollorët dhe vaksinat Turqisë

0
92

Situata e krijuar në Rinas ka sjellë reagime të shumta dhe ka trazuar shumë ujra. Nisur nga kjo situatë, ku qeveria akuzon punonjësit për grusht shteti, për ekonomistin Rezart Prifti, këtë grusht shteti në fakt po e bën kryeministri Edi Rama. Sipas tij, Rama i ka lënë shëndetësinë, kufirin, arsimin, kontrollorët dhe vaksinat Turqisë.

”Janë bërë dy palë: njëra shan kontrollorët; tjetra shan shtetin. Të dyja këto palë nuk japin argument, por njëra thotë “pse e ke rrogën kaq”, tjetra thotë “pse ke shpenzuar kaq”. E gjitha kjo është rezultante e paligjshmërisë, mungesës së meritokracisë, mungesës së sistemeve dhe mungesës e drejtësisë. Unë them që asnjë nga palët nuk ka të drejtë. Shteti nuk ka të drejtë sepse i ka bërë të gjitha emërimet në mënyrë korruptive.

Nëse akuzon disa njerëz se po bëjnë puç ndaj shtetit, ti je një shtet që i ke lënë shëndetësinë Turqisë, kufirin Turqisë, arsimin Turqisë, kontrollorët Turqisë dhe vaksinat Turqisë. Shteti po e bën vetë puçin e shtetit.

Sa i përket punonjësve, kanë të drejtë për kontratën, por a janë futur me meritë në atë punë? Të drejtën e tyre për përgjysmimin e rrogës ta gjejnë në gjykatë. Dhe mendoj se kanë të drejtë me rregullat tona që kemi. Nga ana etike nuk mund ta bënin këtë që bënë, por nga ana ligjore këta e kanë të fituar betejën”, shpjegoi Prifti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here