COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në gjithë BE

0
77

Covid-19 ka shkurtuar jetëgjatësia në Bashkimin Europian duke thyer një prirje rritëse për një dekadë, tregojnë të dhënat zyrtare.

”Rënia më e fortë u regjistrua në Spanjë. Jetëgjatësia ra me 1,6 vjet nga 2019 në 2020”, deklaroi zyra e statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat.

Rëniet u pasuan nga Bullgaria, e cila regjistroi një humbje prej 1,5 vjetësh, dhe Lituania, Polonia dhe Rumania, për të cilat Eurostat regjistroi një rënie prej 1,4 vjetësh.

Eurostat ia atribuoi humbjet pandemisë Covid-19, e cila ka parë numrin e vdekjeve të rriten në të gjithë bllokun.

 

 

“Pas shpërthimit të pandemisë Covid-19 vitin e kaluar, jetëgjatësia ka rënë në shumicën dërrmuese të vendeve anëtare të BE me të dhëna të disponueshme për vitin 2020”, tha Eurostat në një njoftim për shtyp.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here