Berisha: Eurocontrol do ti përgjigjet qëndrimit policesk e banditesk qeveritar ndaj kontrollorëve, dorëzimi te turqit e papranueshme

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur që Eurocontrol do të marrë masa ndaj qeverisë shqiptare lidhur me atë që ai e konsideron qëndrim policesk e banditesk ndaj kontrollorëve të aeroportit të Rinasit.

Për Rtv Ora, Berisha tha se Eurocontrol në reagimet e tij është shprehur i tmerruar nga zhillimet në Shqipëri.

Berisha: Të merresh me një njeri që kla humbur dhe minimumin e arsyes nga humbja e tmerrshme që e pret por në fakt dhe fundi i merituar bashkë me humbjen nuk ja vlen. Ai po dridhet në lëkurën e tij nga humbja dhe nuk di çfarë flet.Nuk ka asnjë lloj grushti apo sabotimi. Është e faktuar kjo përfundimisht nga Eurocontrol.Ajo që është e integruar 100% nga Shqipëria në Europë është hapësira e saj ajrore, është pjesë integrale e hapësirës ajrore europiane.

Kjo sipërmarrje shqiptare në kuptimin e kontrollit të hapësirës ajrore është degë e saj, e federuar te Eurocontrol. Sot në deklaratën e tyre janë shprehur se janë të tmerruar nga qëndrimi policesk e banditesk ndaj kontrollorëve të aeroportit të Rinasit nga autoritetet qeveritare dhe unë kam besim të plotë se ata kanë autoritet të madh. Eurocontrol ka autoritet të madh mbi hapësirën ajrore dhe kontrollin e saj. Jam i bindur se nuk do të rrinë duarkryq por do të marrin masat e përshtatshme ndaj një qeverie që nuk njeh ligj as moral.

E ndërsa Rama gjeti si zgjidhje për zhbllokimin e situatës marrjen e kontrollorëve turq, Berisha thotë se është e papranueshme që atë që qeveria e konsideron majën e sigurisë kombëtare t’ia dorëzojë operatorëve të huaj, qoftë ky dhe mik.

Për Berishën, kjo duhet parë si marrëdhënie personale e presidentit turk me kryeministrin Rama.

Berisha: Mendoj se dorëzimi i asaj që deri dje e quajtën maja e sigurisë kombëtare të Shqipërisë, operatorëve të një vendi tjetër, qoftë dhe mik është absolutisht i papranueshëm. Në këtë kontekst kjo duhet parë si një marrëdhënie personale, si një përpjekje e Rexhep Taip Erdogan për veglën e tij në Tiranë Edi Rama.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko