Balluku: Shqipëria do të jetë e bllokuar, nuk do të ketë fluturime por vaksinat do ti sjellim…

0
109

Ministria e Infrastrukturës, njëkohësisht ish-drejtoreshë e AlbControl, në një konferencë nga Rinasi tha edhe gjatë ditës së sotme Shqipëria do të jetë e bllokuar dhe nuk do të ketë fluturime.

Balluku, tha se do të realizohen vetëm fluturimet diplomatike, ushtarake, humanitare dhe emergjencat shëndetësore.

Ajo theksoi se vaksinat që u bllokuan dje, do të vijnë sot.

‘Sipas të gjitha planeve tona, nesër dhe gjatë gjithë ditës do të vijojnë fluturimet. Rëndësi ka që trafiku ajror ka filluar punën. Duhet të jemi të qartë, se në pistën e aeroportit të Rinasit, do të fillojnë ulen ato fluturime esenciale, emergjencat, fluturimet shtetërore, ushtarake, diplomatike.

Po zgjidhim hap pas hapi në orët në vazhdim për të vënë në funksion të gjitha njësitë dhe për të rikthyer gjithçka në normalitet. Ashtu siç thashë, në pistën e aeroportit të Rinasit nga ky moment do të fillojnë të ulen të gjitha ata avionë që futen në kategorinë e fluturimeve esenciale, pra fluturimet humanitare, fluturimet shëndetësore, emergjencat, diplomatike, shtetërore dhe fluturimet ushtarake.

Ndërkohë që fluturimet komerciale, të aviacionit civil për të akomoduar të gjithë udhëtarët që vijnë në Shqipëri ose nise nga Shqipëria do të fillojnë nga nesër në mëngjes.’, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here