Vidhnin paratë e qytetarëve përmes mashtrimit kompjuterik, arrestohet 34 vjeçari

0
131

Policia e Tiranës ka arrestuar Arsen Memaj 34 vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor i koduar “KAMELEONËT 2”, vihet në pranga një nga personat e shpallur në kërkim.

Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si rezultat është vënë në pranga një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, shtetasi Arsen Memaj, 34 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. 

Disa ditë më parë është vënë në pranga shtetasja A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila në bashkëpunim me këtë shtetas dhe shtetasin S. N., 37 vjeç, i cili është ende në kërkim, kanë kryer veprime për ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik, me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore. 

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Njëkohësisht, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike u bën thirrje të gjithë shtetasve që kanë dyshime të arsyeshme për funksionimin e skemave të tilla të na vënë në dijeni në adresën e postës elektronike Ç@asp.gov.al dhe në numrin e telefonit 0694155552, po ashtu dhe në aplikacionet e komunikimit si ËhatsApp, Viber etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here