‘Stazhe të paguara nga shteti”, Basha takon të rinjtë në Belsh: Anulojmë ligjin për arsimin e lartë

0
2

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj në Blesh. Problematika si papunësia pas përfundimit të studimeve, emigrimi masiv, dështimi i mësimit online dhe ligji për arsimin e lartë, ishin shqetësimet që ngritën të rinjtë.

 

”Jam student nё fakultetin e Drejtësisë nё Tiranё dhe doja tё bёja njё pyetje nё lidhje me auditorët sepse siç e dini peripecitë e tepërta qё kanё kaluar studentët bashkё dhe me problemet e tjera qё sjell mësimi online. Ndërkohë qё ne shohim ditё pёr ditё dhe ambientet e tjera qё janë lokalet, bizneset apo dhe vet shkollat, shkollat 9 vjeçare, gjimnazet e hapura. Si do tё ndodhi, çfarë do tё ndodh pas 25 prillit nё universitete a do tё hapen?”,- u shpreh Bjori Ruçi.

“Unë jam student në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Kisha një pyetje në një nga shqetësimet më të mëdha që kanë hasur studentët, atë të ligji të arsimit të lartë ku me këtë ligji supozohej që të mbështeteshin të gjithë studentët por në fakt nuk është bërë asgjë dhe pas protestës së studentëve që iu premtua që do ndryshohej por asgjë nuk është ndryshuar. Me ardhjen tuaj si kryeministër a do ndryshojë ky ligj dhe nëse do të ketë një fond për të rinjtë e sapo diplomuar pasi shumica e të rinjve që janë larguar janë të sapo diplomuar dhe jashtë nuk shkojnë për të punuar punë në profesionin e tyre përkundrazi një punë të rëndomtë thjeshtë sa për të mbijetuar”,-u shpreh Julian Bali.

Në fjalën e tij, Basha tha se qeveria ka dështuar në çdo fushë për 8 vite me radhë dhe ata që e kanë pësuar këtë dështim janë edhe studentët. Sipas tij, qeveria nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për universitetet gjatë pandemisë dhe këtë e shohim tek paradoksi i urbaneve plotë dhe auditorëve bosh. Basha tha se ligji për arsimin e lartë do të anulohet për t’i lënë hapësirë ligjit të ri i cili po punohet dhe që do të mundësojë autonominë e universiteteve, do të lehtësoj kërkimin shkencor. Pjesë e planit është edhe mbulimi i tarifave 100% nga shteti për të gjithë studentët me të ardhura nën 640 mijë lekë dhe stazhe të paguara nga shteti për të garantuar lidhjen mes tregut dhe studentëve.

”Jo vetёm nё auditorë por nё çdo aspekt tjetër tё jetës kjo qeveri ka dështuar nё menaxhimin e pandemisë. Kjo nuk habit mё askënd, sepse dështimi me pandeminë, ёshtё dështimi i fundit. Ka 8 vjet qё dyshtohet nё çdo fushë. Siç e the dhe vet klubet e kafet janë plot, urbanët janë plot e auditorët janë bosh. Gjëja e parё qё dua t’iu them ёshtё se shëndetit ёshtё mbi gjithçka. Ne nuk do tё bёjmё kompromis me shëndetin, por ka përvoja të cilat do të mundësojnë që duke ruajtur masat anti Covid të rikthejmë mësimin fizikisht në auditorë. Dhe ne do t’i marrim këto përvoja që po i studiojmë nga vendet e perëndimit dhe do të mundësojmë që auditorët të rivihen në punë aq më shumë në kushtet kur qeveria dështoj të ndërtonte platformën digjitale dhe të bënte të mundur mësimin efektiv online. Se ne e dimë që 90% e studentëve nuk kanë as tabletë, mësimin e bëjnë me celular, që programet janë të lloj-llojshme që faktikisht ai vetëm mësim nuk është.

Të rralla janë rastet, prandaj grupi ynë do të mundësojë që duke ruajtur plotësisht shëndetin e mësuesve, të pedagogëve dhe të studentëve ne të fillojmë të ripërdorim hapësirat universitare me masa anti-Covid dhe të bëjmë të mundur digjitalizimin sa më shpejtë dhe tabletat në dispozicion të studentëve. Dhe konkretisht po ju them prej 1 Shtatorit pesë gjuhë të huaja do të jenë disponibël për të gjithë studentët shqiptar. Në fakt, për të gjithë shqiptarët nën moshën 35 vjeç pa pagesë, online Anglishtja, Frëngjishtja, Gjermanishtja, Italishtja dhe Spanjishtja. Pra, edhe në opozitë ne nuk jemi mjaftuar me hartimin e planit por kemi gjetur dhe partnerët me të cilët do t’i bëjmë këto plane realitet dhe në fushën e digjitalizimit partnerët tanë janë europianë, janë amerikanë, është vetë Bashkimi Europian. 5 kurse pa pagesë, sigurisht do të kontribuojë shteti, qeveria për të gjithë të rinjtë që të mësojnë gjuhën e huaj dhe 20 trajnime profesionale online.

Duke marrë këto 20 trajnime, duke iu mundësuar ju të tjerëve që të keni sa më shumë praktikë brenda orarit mësimor që është shumë e rëndësishme për të përftuar vetitë e profesionit nga farmacia, tek mjekësia, tek avokatët, tek inxhinierët, ne shumë shpejtë do të jemi të gatshëm ti ofrojmë tregut europian të punës rini të kualifikuar dhe të marrim investitorët e huaj që vendet e punës ti hapin këtu. Dhe kështu do të luftojmë edhe plagën tjetër që është emigracioni. Do të mundësojmë që në vend që ju të merrni rrugën për në kurbet me pasiguri totale për atë që do ju ndodhi nesër të punësoheni në vendin tuaj, madje në komunitetin tuaj nga investitorë europianë të cilët do të gjejnë në Shqipëri përmes këtij programi rini shqiptare të kualifikuar që njeh gjuhën e huaj, që njeh profesionin përkatës dhe që padiskutim ka dhe mbështetjen e qeverisë se edhe qeveria duhet të bëjë punën e vet.

Taksa do të ulet, do jetë taksa 9% jo 15% sa është sot. Më 25 Prill kjo merr fund. Ne kemi tashmë lidhjet, kemi kontaktin, kemi planet dhe jemi gati për ti vënë ato në zbatim. Ajo që na duhet është që më 25 Prill ti japim fund 8 viteve stanjacion, tetë vite të premtimeve të pa mbajtura, tetë viteve dështime. Të bëhemi pjesë, të bëheni ju në veçanti rinia, pjesë e ndryshimi të madh që ka ardhur në zemrat e shqiptarëve dhe që do bëhet realitet me votë me 25 prill”,-tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here