Shkaktuan tërmet në rrjetet sociale, Dubai dëbon vajzat që dolën lakuriq në ballkonin e hotelit

0
1

Autoritetet në Dubai kanë vendosur të deportojnë një grup turistësh të huaj të përfshirë në filmimin e lakuriqësisë në ballkonin e një rrokaqielli.

Vlerësohet se kjo është një shkelje serioze e rregulloreve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një grup vajzash të zhveshura pozuan për fotografin javën e kaluar në ballkonin mbi marinën në Dubai, me sa duket banorët e ndërtesave përreth dhe pamjet e këtij xhirimi fotografik u shfaqën në rrjetet sociale, raportoi Reuters.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë ngjarje do të dëbohen,” konfirmoi Prokurori i Shtetit i Dubait Esam Isa al Humaydan në një buletin nga zyra e marrëdhënieve me publikun e qytetit.

Policia lokale konfirmoi javën e kaluar se pjesëmarrësit në këtë incident ishin arrestuar, duke paralajmëruar se “një sjellje e tillë e keqe është e papranueshme dhe nuk pasqyron vlerat dhe moralin e shoqërisë Emiratet e Bashkuara Arabe”

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here