“Qeveria vijon me ‘fajin e ka Saliu’”, Nora Malaj: Keq-qeverisemi në çdo aspekt

0
1

Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Tiranës, Nora Malaj, ka folur për grevën e kontrollorëve në Aeroportin “Nënë Tereza”, nderkaq deklaroi se qeveria vazhdon, që për çdo problem, të shprehet se “fajin e ka Saliu”.

“Prezenca e ushtrisë në aeroport nuk ka arsye. Duhet të kemi parasysh se borxhi jonë është shumë i madh dhe e kemi në qafë. Uroj që situata të ketë zgjidhje. Vazhdohet akoma me skenarin se fajin e ka Saliu.

Zgjidhja është e atyre njerëzve, që duhet të përgjigjen për situatën. Meta tha se maxhoranca ka tension. Jemi në keq-qeverisje në të gjitha anët. Pas 17 ditëve kemi zgjedhje, pse do bëhet grusht shteti? Presidenti po bën rolin luajal, kryeministri bën mirë të dëgjojë, të mos nervozohet dhe të përgjigjet përpara shqiptarëve”, u shpreh Malaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here