“PD synon 20 mandate në Tiranë”, Noka: Majko e ka pranuar se është i ikur

0
2

Kandidati për deputet i PD-së, Flamur Noka u shpreh se Tirana është një sfidë që medoemos do të fitohet nga PD.

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, Noka u shpreh se PD ka hyrë me një objekt që është bërë publik dhe do të arrihet. Në zonën e zjarrit është numri 20.

Noka: Tirana është një sfidë që medoemos do të fitohet nga ne dhe jemi të sigurt për ndryshimin. Nuk ka rëndësi se në çfarë vendi jam unë në listë, por largimi i rilindjes si një e keqe e madhe që e ka kapluar këtë vend.

PD ka hyrë me një objekt që është bërë publik dhe do të arrihet. Në zonën e zjarrit është numri 20. Mazniku tha se synojnë 18, ndërsa Majko e ka pranuar vetë se është i ikur. Jemi dëshmitar të një gjëje: keni dëgjuar në kaq vite që Rilindja të tentojë barazim në Tiranë? Janë në disfatë të frikshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here