Misteri i gjyqit ‘110 mln euro’/ Pse Rama ‘pagoi’ 4 mln euro studion që…

0
170

Ish-Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Ledina Mandia, duke folur për çështjen e fundit të humbur të Shqipërisë në arbitrazh përballë biznesmenit Franceso Becchetti, ka deklaruar në “Opinion” se shteti ynë ka edhe tre çështje të tjera me këtë biznesmen, dy prej të cilave në arbitrazhin tregtar.

“Është konsideruar cenim investimi ndaj investitorit të huaj, dy çështje të tjera janë në Paris dhe një në Strasburg”, tha Mandia.

E pyetur për mbrojtjen e dobët të Shqipërisë në këto procese, ajo u shpreh se: “Në bazë të ligjit, Shqipëria përfaqësohet nga ana e Avokatit të Shtetit. Në momentin që Avokati i Shtetit nuk mundet, atëherë kjo bëhet përmes avokatëve të huaj që kontraktohen nga ana e shtetit shqiptar. Në rastin e zotit Becchetti, në arbitrazhin e investimeve është kontraktuar një studio angleze, e cila ka kontraktuar një studio shqiptare dhe që janë paguar rreth 4 milionë euro”.

Mandia tha gjithashtu, se kjo shifër e humbur e Shqipërisë në gjyq ndërkombëtar është një rekord historik. Sipas asaj, Shqipëria përgjithësisht i ka fituar çështje të ngjashme dhe që nga viti 1992 deri në vitin 2013, sa ishte ajo në dijeni, shuma totale e gjithë çështjeve të humbura nuk i kalonte 23 milion euro.

 

Pra duket qartë se pavarësisht se janë paguar shuma të jashtëzakonshme, mbrojtja e Shqipërisë ka qenë teje e dobët. Kjo vërtetohet edhe nga fakti, se askush nga personazhet protagonistë të skandalit nuk u paraqit në gjyqin ndërkombëtar dhe as u thirr nga mbrojtja për të hedhur poshtë pretendimet e biznesmenit Becchetti.

As kryeministri Edi Rama, i cili bëri deklarata publike për pastrim parash kundër biznesmenit italian dhe sipërmarrjeve të tija pa u mbyllur ende hetimet, as Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi, i cili ka shantazhuar direkt biznesmenin italian për të ndryshuar linjën kritike ndaj qeverisë.

E gjithë kjo shumë prej 4 milion euro për mbrojtjen, një pjesë e së cilës duket se është rikthyer në Tiranë nëpërmjet një studioje ligjore shqiptare, do t’i shtohet asaj të 110 milion eurove të humbura nga paratë e taksapaguesve shqiptarë në gjyqin e fundit.

Mbetet mister fakti se përse duhej që qeveria shqiptare të pajtonte një studio të shtrenjtë në Angli për t’u mbrojtur, kur kjo nga ana e saj kontraktoi sërish një studio ligjore shqiptare për të ndjekur çështjen!

Cila është kjo studio në Tiranë e cila ka ndarë 4 milion euro me kolegët britanikë dhe a ka lidhje me avokatin që punon si sekretar i Përgjithshëm në kryeministri, Engjëll Agaçi?

Kujtojmë se ashtu siç raportoi Zëri i Amerikës, në datën 2 Prill u dha vendimi i fundit për vetëm një nga 4 gjyqet e biznesmenit italian kundër Shqipërisë, i cili i detyron taksapaguesit shqiptarë të paguajnë përveç shpenzimeve të tjera shumën e frikshme prej 110 milion euro.

Së fundmi kanë dalë detaje nga kjo dosje voluminoze nga ku vërtetohet se kanë qenë ndërhyrjet politike dhe shantazhuese të kryeministrit Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ndaj televizionin “Agon” që kanë ndikuar për marrjen e atij vendimi nga gjykata ndërkombëtare pranë Bankës Botërore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here