Kujdes nga propaganda e Ramës!

0
1

Nga Ylli Manjani –

Kontrollorët ajrorë thonë ne nuk kanë braktisur detyrën, por janë të pamundur që ta kryejnë për arsye teknike, kjo ka ndryshon nga ajo që thotë Rama për grevë. Është budallallëk të akuzosh Metën, Berishën dhe opozitën. Edhe të duan këta s’kanë gjë në dorë.

Kujdes! Propaganda fsheh të vërtetën. Më e thjeshta është të bësh deklarata politike. Kontrollorët e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë deklarojnë se :

  1. Nuk janë në grevë dhe se nuk lanë braktisur detyrën.
  2. Në bazë të ligjit dhe protokolleve të kryerjes së detyrës, ata denoncojnë PAMUNDËSINË e kryerjes së saj.

Pra janë qartësisht KORREKT me kryerjen e detyrën tepër të veçantë dhe të rëndësishme që kanë. Janë të kujdesshëm kur flasin sepse nuk duan të emetojnë në publik problemet konkrete që lidhen e konfidencialitetin e detyrës. Respekt për këtë!

Reagimi i tyre nuk ka të bëjë fare:

-as me lëvizje sindikaliste,

-as me reagime politike,

– as me konspiracionin e vaksinave,

– aq më pak me Saliun, Ilirin apo Lulin!!!

Këto deklarata qeveritare janë pisllëqe për përdorim elektoral. Madje të fajësosh opozitën që s’ka gjë në dorë se po kontrolloka kontrollorët e hapësirës ajrore është budallëk e shkuar budallëkut. Gafë elektorale e rëndë madje.

Ligjërisht, drejtuesit e ALBCONTROL duhet menjëherë të trajtojnë rrethanat që pamundëson kryerjen e detyrës nga kontrollorët. Kjo kërkon menaxhim të ftohtë, dialog konstruktiv dhe konfidencë e besim. Është sektori më delikat i mundshëm.

Nuk është thjesht çështje rrogash, por protokollesh veprimi strikte. Ata specialistë kanë në dorë jetë njerëzish. Kanë në dorë sigurinë publike. Sado ta kenë rrogën puna e tyre vlen me shumë se rroga. Ndaj kujdes!

Qeveria dhe drejtuesit e sektorit të fusin mendtë në kafkë e të trajtojnë problemin. Duhet ta kishin parandaluar këtë gjë madje, jo ta linin të degradonte! Shkarkimet, kallëzimet e arrestimet nuk zgjidhin, por rëndojnë situatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here