Kosovë, 685 raste dhe 14 viktima nga koronavirusi

0
1

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.742 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste positive dhe janë raportuar 14 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 788 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.490 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.903.

Numri total i rasteve pozitive është 95.341 raste nga 456.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.948 raste të vdekjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here